Lëkundje tërmeti në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra

Lëkundje tërmeti janë ndjerë mëngjesin e sotëm në juglindje të vendit.

Sipas institutit të GjeoShkencave tërmeti ka patur epiqendrën e tij 20 KM larg qytetit të Ersekës, vend ku dhe është ndjerë më tepër.

Magnituda e tërmetit ka qenë 4.1 ballë e shkallës Rihter.