“E dua …” E kemi parë krah Rita Orës, tani Connor McGregor shfaqet krah Encës në Dubai!

Këngëtarja e njohur Enca Haxhia ndodhet në Dubai, ku po shijon pushimet e saj luksoze dhe herë pas here ndan momentet me ndjekësit e saj në Instagram.


Mirëpo ditën e djeshme, Enca përmes rrjeteve sociale tregoi që rastësisht është e ulur pranë, kampionit të UFC-së, Connor McGregor.

“Unë dhe Connor McGregor rastësisht të ulur pranë njëri-tjetrit, unë e dua Dubain”, ka shkruar këngëtarja në postimin e bërë në Instastory.

Ne tani mezi po presim foto nga dyshja, se e sigurt që një foto e ka Enca në telefonin e saj!