Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez janë një nga çiftet më të famshme në botë, dhe çdo lëvizje e tyre përbën lajm. Futbollisti portugez ka 276 milionë ndjekës në Instagram e ndërsa e fejuara bukuroshe 24 milionë. Jo më kot, të gjithë kanë interes për jetën e yjeve të cilët e kanë zgjeruar familjen më 4 fëmijë.
Sot, CR7 ka publikuar një foto tepër “të nxehtë” në Instagram duke na treguar se ai dhe modelja 27 vjeçare janë çift edhe në palestër.
Cristiano dhe Georgina stërviten bashkë për të qëndruar në formë, e mund të themi se e meritojnë titullin si “dyshja më seksi”.
“Puna e mbaruar,” shkruan portugezi në foton e postuar në llogarinë e tij në Instagram, ku shfaqet me T-shirt e pantallona të shkurtra, ndërsa Rodriguez me kanatiere të shkurtër e streçe që i nxjerrin në pah frytet e palestrës.
Kujtojmë se Cristiano dhe Georgina u fejuan verën e vitit të kaluar dhe organizuan një ceremony private me 20 të ftuar.

