Nuk keni maskë kur jeni me pushime? Enca e gjeti zgjidhjen: Heq bikinit dhe mbulon gojën!

Këngëtarja e njohur Enca Haxhia ndodhet në Dubai, ku po shijon pushimet e saj luksoze dhe herë pas here ndan momentet me ndjekësit e saj në Instagram. Edhe pse në kushte pandemie ku duhet detyrimisht zbatimi i masave anti-COVID, Enca e gjen zgjidhjen menjëherë dhe ky veprim është epik!


Në një postim të shpërndarë së fundmi në ‘InstaStory’, ajo është shfaqur duke vendosur pjesën e sipërme të bikineve në fytyrë si një lloj maske.  Vlen të thuhet se Enca ka “shfrytëzuar” momentin në Dubai dhe çdo ditë e shohim të jete e veshur me brandet më “expensive” dhe këto bikini-mask s’janë dosido pasi janë Chanel.

“Kur më thonë të mbaj maskë”, shkruan Enca krahas fotos.