Rudina Dembacaj është një nga moderatoret më të lirshme dhe pa komplekse të ekranit. Prezantuesja e dashur për publikun shqiptar është gjithashtu tepër aktive në Instagram.
Dy ditë më parë, ajo publikoi dy foto në rrjetin social ku ngriti dyshime për një shtatzëni të mundshme. Në fotografitë ku kishte pozuar në natyrë, barku i 34 vjeçares dukej më i rrumbullakosur se zakonisht. Pas postimit, ndjekësit e Rudinës nisën të komentonin duke e pyetur nëse ishte në pritje të ëmbël.
Dhe Rudina bëri veprimin e papritur: Fshiu të gjitha komentet e tilla, por duke i shtuar edhe më shumë dyshimet për shtatzëni me reagimin e saj.
Megjithatë mëngjesin e sotëm, Dembcaj “i ka sqaruar” njëherë e mirë të gjithë. Ajo ka publikuar një foto nga palestra ku dukej tepër në formë dhe barku i sheshtë. Në këtë mënyrë ajo shuajti dyshimet se do të bëhet nënë për herë të dytë.
Kujtojmë se Rudina, e cila tanimë është e martuar me Mark Frrokun, ka edhe një vajzë 4 vjeçe që quhet Viktoria nga martesa e parë.

