Bearti u kthye në një nga djemtë më të komentuar në media e rrjete sociale pas zbulimit të lidhjes së tij me Tean. Ish-konkurrenti i “Përputhen” është gjithashtu edhe një ndër personazhet më të pëlqyer për fizikun e tij, të cilin siç ka treguar, e ka arritur nëpërmjet palestrës.
Që pas ndarjes nga Tea, Bearti ka realizuar shpesh biseda virtuale me ndjekësit në Instagram. Mes shumë pyetjeve apo dhe komplimenteve, një ndër ndjekëset e ka quajtur të shëmtuar.

“Je shumë i shëmtuar”, i ka shkruar ajo. Mirëpo, Bearti e ka nxjerrë bllof duke publikuar mesazhet që kjo ndjekëse i ka dërguar në Instagram.
Nga mesazhet, shihet se e njëjta vajzë që e ka quajtur të shëmtuar, i ka shprehur dashurinë. “O Zot të dua shumë”, i ka shkruar ajo.

Siç duket, pasi Bearti nuk i ka kthyer përgjigje, vajza ka vendosur të “hakmerret” duke e quajtur të shëmtuar.
