Jasmina dhe Andi janë një nga çiftet më të komentuara të “Për’puthen” dhe kanë fituar brenda një kohe të shkurtër simpatinë e publikut. Raporti i tyre ka pasur ulje dhe ngritje, megjithatë pikërisht kur menduam se pasi dyshja u deklarua për njëri-tjetrin në program dy ditë më parë çdo gjë po shkonte për mrekulli mes tyre, Jasmina bëri veprimin e papritur.

Bukuroshja brune ka postuar mëngjesin e sotëm një foto në Instagram jashtë studiove të Top Channel ku shfaqet me një kostum të kuq. Dhe sigurisht, nuk kishte si të mungonte një koment i Andit:
“Vetëm një dorë e artistit di të nxjerrë në foto një artiste kështu si ty. Hint: Artisti që kam nxjerrë në foto jam unë. Vetëm mos folni ju,” shkruan konkurrenti teksa e shoqëron shkrimin dhe me zemra të kuqe, duke lënë të nënkuptohej se thjesht po e ngacmonte Jasminën me komplimentin e tij.
Por, Jasmina ka reaguar menjëherë e revoltuar: “A mund të flasim një herë për mua?”
Andi më pas e ka quajtur konkurrenten “dritë”, dhe batuta e kësaj të fundit nuk ka munguar.
“Ishallah po të ndriçohet jeta ty Durim,” komenton ajo.
Kujtojmë se emri “Durim” është përdorur me nota humori nga Andi në program pak ditë më parë.



