Prej disa ditësh Ledjana dhe Mevlani janë deklaruar vetëm për njëri-tjetrin në emisionin “Për’puthen”. Mevlani u deklarua vetëm për Ledjanën duke u shprehur kështu: “Aty brenda jam vetëm për ty, nuk shoh njeri tjetër”. Të njëjtën gjë i tha më pas dhe Ledjana.
Pavarësisht kësaj, ata sërish kanë debate të forta dhe shumë ndjekës e ish-konkurrentë mendojnë se ata po luajnë apo po shtiren.
Madje Fation Kuqari ironizoi pak Ledjanën ditën e djeshme duke i thënë de kishte dëgjuar që ajo kishte lënë Mevlon, por konkurrentja nuk e la pa përgjigje. (Lexo më shumë këtu)

Ata janë mjaft akivë në rrjetin social Instagram dhe Mevlani shpesh herë poston foto me vajzat e “Për’puthen”, e më pas i fshin. Por këtë herë, ai ka postuar një foto ku shfaqet vetëm ai, i mbështetur te një makinë, teksa duket se është paksa i menduar.

Këtë detaj e ka vënë re edhe Ledjana, e cila nuk ka qëndruar dot pa e ngacmuar.
“Po mendon për mua”, i shkruan ajo, teksa Mevlani i ka kthyer menjëherë përgjigje: “Ashtu siç mendon dhe ti për mua”.

Duket si një përgjigje me ironi, duke qenë se Ledjana u shpreh gjatë takimit të tyre të fundit se nuk ndjen për të.
