Shqipet në Dubai! Enca ju bën ftesë për party private, Kida dhe Arta na “lagin” me shampanjë në jaht!

Prej disa ditësh tashmë, Enca ndodhet në Dubai me mikeshat e saj ku po shijon çdo ditë në maksimum, e madje siç ajo vetë bëri me dije, shtyu edhe biletën e avionit për të qëndruar disa ditë më shumë ne vendin arab. Këngëtarja 25 vjeçare ndoshta nuk e di, por jo shumë larg saj janë me pushime edhe dy artiste të tjera shumë të dashura për publikun shqiptar.

Bëhet fjalë për Kidën dhe Arta Elezaj. Këngëtarja dhe aktorja e njohur po qëndrojnë gjithashtu në Dubai, dhe sot kanë organizuar një festë me bikini në jaht me miqtë e tyre. Vajzat bukuroshe kanë shpërndarë momente të ndryshme në Instastory duke kërcyer nën rrezet e diellit. Në një video, Kida shfaqet duke hapur edhe një shishe shampanjë në jaht, teksa dëfrehen në maksimun.

Nga ana tjetër, Enca, e cila gjithashtu ka bërë sot një xhiro me një varkë luksoze, ka bërë një ftesë pa tag në Instagram. Ajo ka shprehur dëshirën për një festë private në jaht teksa Arta dhe Kida po bëjnë një të tillë.

“Nëse do bëja një festë në jaht në Dubai, kush do donte të vinte?” shkruan në story ylli i “Nashta”.

Më vonë ajo ka postuar disa video duke pire shisha buzë pishinës.

Mesa dihet Enca dhe Kida ruajnë një raport shumë të mirë mes tyre pasi ndiqen edhe në rrjetin social, por ende nuk i ka bashkuar një festë në jaht megjithëse janë të dyja në Dubai!