20-vjeçari, Carlos Alcaraz, mbreti i ri i Wimbledon, rrëzon nga froni Djokovicin pas 5 orëve lojë

Carlos Alcaraz është mbreti i ri i turneut Grand Slam të tenisit, Wimbledon.

Spanjolli triumfoi këtë të diel në finalen e madhe ndaj Novak Djokovicit.

Ai fitoi me rezultatin 3:2 në sete – 1:6, 7:6, 6:1, 3:6 dhe 6:4.

Finalja e turneut më prestigjioz të tenisit u përshkrua me emocione, dramë dhe sigurisht me lojë të fortë.

Vlen të theksohet se kjo përballje zgjati për afro pesë orë.

Për Alcaraz është ky titull i parë i më të mirit në Wimbledon.

20-vjeçari bëhet kampioni i tretë më i ri në Wimbledon, pas gjermanit Boris Becker në vitin 1985 (17 vjeç e 8 muaj) dhe suedezit Bjorn Borg në vitin 1976 (20 vjeç e 27 ditë).