Sindi nuk e ka pritur aspak mirë afrimitetin mes Olës dhe Muratit.
Ajo ka deklaruar se është vetëm për të në emision, ndërsa pasi ka parë takimin me Olën e ka cilësuar si cunak që jepet vetëm për gjënë fizike dhe bie pre e provokimeve.
“Kam sakrifikuar për një lidhje që ka qenë një gënjeshtër. Unë e konsideroja lidhje emocionale dhe mendoja se vërtetë kishim diçka që mes njëri-tjetrit ishte në progres, por në të vërtetë që provokimi i parë nga një femër e re, Murati i është dhënë. Mendoja se ishte mashkulli që i jepet një femre që i jep ndjenjat, jo gjënë fizike.”, u shpreh Sindi.
Ndërkohë Murati i kërkoi Sindit ta tërheqë deklaratën që është vetëm për të në emision dhe është e lirë të dalë me kë të dojë. Sindi e tërhoqi deklaratën dhe u shpreh tepër e zhgënjyer.
Pas puntatës, Sindi ka shpërthyer në lot në prapaskenë. Një foto nga ky moment ka ndarë me ndjekësit autorja e programit, Olsa.

