Fotoja e fundit e miliarderes së njohur, Khloe Kardashian ka ngjalluar mjaft diskutime në rrjet.
Pak ditë më parë, në media u shpërnda me shpejtësi një foto e pa edituar e Khloe Kardashian. Në këtë foto Khloe shfaqej me trupin e saj “të vërtetë”, pra pa asnjë filtër apo “photoshop”.
Kjo foto u postua pa dashje nga një asistentët e saj, edhe pse më pas e gjithë skuadra e Khloe “iu fut punës” që ta fshinin sa më parë ngado që po qarkullonte nuk ia dolën pasi e panë të gjithë.
Nëse ju nuk e kishit parë më parë bëhet fjalë për foton më poshtë.
Si duket Khloe u ndje “e detyruar” të bënte një “live” video edhe t’i tregonte të gjithëve trupin e saj në realitet pa asnjë filtër apo “photoshop”.
“Kjo jam unë dhe trupi im i paprekur dhe pa filtra. Fotografia që u publikua këtë javë është e bukur. Por si dikush që ka pasur probleme me imazhin e trupit gjithë jetën, kur dikush të bën një foto në ndriçim jo të mirë dhe që nuk e tregon trupin tënd siç është realisht pasi ke punuar fort që të jetë ashtu – dhe më pas ia shpërndan botës – ti ke të drejtën të kërkosh që të mos shpërndahet – pavarësisht se kush je.
Në të vërtetë, presioni, tallja e vazhdueshme dhe paragjykimi për t’u dukur perfekte gjithë jetën dhe për të plotësuar standardet e të tjerëve se si duhet të dukem ka qenë shumë për t’u duruar. ‘Khloe është motra e shëndoshë’. ‘Khloe është motra e shëmtuar’. ‘Babai i saj duhet të jetë tjetër sepse ajo duket shumë ndryshe’. ‘Mënyra e vetme që duhet të ketë humbur peshë është operacioni’”, shkruante ajo në postimin e fundit.