Tre pjesëtarë të Policisë së Kosovës janë kidnapuar dhe arrestuar sot nga njësia e policisë ushtarake e Forcave të Armatosura serbe “Kobra”.
Lajmi fillimisht u dha në mediumin “Novosti”, i afërt me presidentin serb Vuçiq.
Kidnapimi i tyre ka ndodhur brenda territorit të Republikës së Kosovës si dhe vetura është gjetur brenda territorit të Kosovës.
Ky medium ka publikuar fotografitë dhe videon nga momenti kur policët e Kosovës “arrestohen” nga policia serbe.
Është bërë e ditur nga Novosti se edhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq është njoftuar për këtë çështje.