Ribashkim në horizont? Kim Kardashian sapo bëri lëmsh të gjithë me një postim të vetëm!

Muajt e fundit në të gjitha mediat kanë qarkulluar lajme për ndarjen mes Kim Kardashian dhe Kanye West.

Lajmet filluan të bënin xhiron e botës pasi u mësua se për disa muaj çifti më i famshëm në Hollywood po jetonin të ndarë, por asnjë prej tyre nuk e ka konfirmuar ende lajmin.

Teksa reagime nga dyshja më në zë nuk kemi, mediat botërore po bëjnë çmos që të marrin lajmin e parë dhe e kanë marrë.

Në kerkesën e saj për divorc Kim Kardashian ka cituar se arsyeja e ndarjes mes tyre janë “diferencat e papajtueshme”.

“The Sun” ka siguruar letrat e divorcit ku konfirmohet se ajo po kërkon kujdestarinë për 4 fëmijët e saj, North, 7 vjeçe, Saint 5 vjeç, Chicago 3 vjeçe dhe Psalm 1 vjeç.

Ajo që ka thyer heshtjen duke folur për herë të parë për divorcin e Kim K është Kris Jenner, e ëma e yllit botëror.

“Mendoj se do të jetë e vështirë gjithmonë, duke qenë se janë shumë fëmijë në mes. E mira e familjes sonë është që jemi gjithmonë aty për njëri-tjetrin duke dhënë dashuri dhe mbështetje. Gjithçka dua tani është që ata fëmijë të jenë të lumtur. Ky është qëllimi ynë.”, është shprehur ajo për “The Kyle & Jackie O ShoW”.


Mirëpo si duket skuadra e Kim K nuk ndalon së provokuari të gjithë ndjekësit e saj në Instagram. Kim ka postuar një foto mjaft të “thjeshtë” në Instagram; por që dashur pa dashur ka bërë të gjithë të besojnë se mund të jetë ribashkuar me Kanye West.

Pse? Çfarë ka fotoja? Nuk po shohim gjë? Ndonjë detaj?


Po detaji në këtë foto “të thjeshtë” janë pandoflat e Kim K, të cilat janë të markës “Yeezy” nga Kanye!

Pra, a janë drejt ribashkimit Kim & Kanye? Apo Kim nuk ka patur pandofla të tjera në shtëpi? ? Tani presim të vërtetat nga ata vetë; jo të na e thonë neve ekskluzivisht; por të na lajmërojnë nëpërmjet rrjeteve të tyre sociale.