Ai është një nga moderatorët më të njohur shqiptar sidomos në Kosovë, i cili me programet e tij në këto 20 vite ka arritur të tërheq vëmendjen e publikut.
E kemi fjalën për Labinot Gashin, i cili ishte i ftuari i radhës në “After Party Show” ku iu përgjigj pyetjeve pikante duke na zbuluar shumë të pathëna.
I pyetur nëse moderator më i mirë është ai apo Alaudini, Labi nuk specifikoi asnjërin, ai tha se secili është i mirë në mënyrën e tij duke zbuluar se kanë një marrëdhënie të mirë dhe se e respektojnë njëri tjetrin.
Më tej, Labinoti u pyet nëse do të donte të prezantonte krah Elita Rudit apo Liberta Spahiut dhe ai u shpreh se të dyja i kishte përzemër madje ishte i hapur të prezantonin së bashku të tre.
Mos humbisni “After-Party” e Labit në linkun më poshtë:
