Noizy apo Ledri Vula? Ja cili është reper më i mirë sipas MatoLale!

MatoLale është një nga reperët më të preferuar shqiptarë dhe ndonëse i ri në moshë ai numëron shumë hit-e, qofshin ato bashkëpunime apo edhe “solo”, i vetëm.

I ftuar në “After-Party Show”, reperi i dha përgjigjje pyetjeve pikante, ku na zbuloi edhe shumë të pathëna nga jeta personale dhe ajo profesionale.

“Thyen zemra apo thyen ligjin?”, ishte një nga pyetjet për Maton dhe ai u tregua i sinqertë dhe u shpreh se “zemrat me çekiç, por edhe ligjin po ashtu me çekiç”.

Mirëpo përpos pyetjeve ngacmuese, iu përgjigj edhe pyetjes që nuk mund të mungonte në lidhje me ish-mikun e tij, reperin Noizy.

Kë zgjodhi ai mes Noizyt dhe Ledri Vulës, si reper më të mirë? Mato duke qeshur, si duket me ironi zgjodhi një tjetër reper kundërshtar, Dulla.