“Më thith gjuhën”, publikohet videoja skandaloze e Dalai Lama me një djalë të vogël (VIDEO)

Një video e fituesit të çmimit Nobel për Paqe, Dalai Lama ka bërë xhiron në rrjet pasi i kishte kërkuar një djali të vogël që “t’i thithte gjuhën’.

Udhëheqësi shpirtëror 87-vjeçar fillimisht e fton djalin në skenë dhe i tregon faqen e tij dhe thotë, “së pari këtu”, duke e shtyrë djalin t’i japë një përqafim dhe një puthje.

Më pas Dalai Lama tregon buzët e tij dhe thotë: “atëherë më në fund mendoj edhe këtu”. Më pas ai e tërheq mjekrën e djalit dhe e puth në gojë.

“Dhe më thith gjuhën,” thotë ai pas disa sekondash, duke nxjerrë gjuhën.

87-vjeçari qesh, i shtrëngon dorën dhe i thotë “Faleminderit!”.

Në një deklaratë të hënën, zyra për Dalai Lama tha se ai “dëshiron t’i kërkojë falje djalit dhe familjes së tij, si dhe miqve të tij të shumtë në mbarë botën, për lëndimin që mund të kenë shkaktuar fjalët e tij”, duke shtuar se ai “i vjen keq” për incidentin e ndodhur.

“Shenjtëria e tij shpesh ngacmon njerëzit që i takon në një mënyrë të pafajshme dhe lozonjare, madje edhe në publik dhe para kamerave”, thuhet në deklaratë.

Kërkimi falja e tij tij vjen pasi pas videos e cila ndodhi gjatë një ngjarjeje në Dharamshala dhe u bë virale në rrjetet sociale e shumë përdorues e kritikuan veprimet e Dalai Lamës.