Zbulohen pronarët e faqeve ‘Jeta Osh Qef’ e Lolita, Veliaj: Do të paditen në prokurori

Ditën e sotme, kryebashkiaku Veliaj denoncoi me emra konkretë dy faqe online të cilat, kohët e fundit u kishin vendosur gjobë kompanive që drejtojnë linjat e autobusëve në Tiranë.

Veliaj tha se Erland Dalliu dhe ‘Anisa e Vithkuqit’ emri i vërtetë i së cilës është Anisa Caka, janë pronaret e portaleve “JOQ” dhe ”Lolita” dhe ata gjobisin pronarët të autobusëve të kryeqytetit. 

Por, cilët janë dy personat që drejtojnë dhe fshihen pas dy faqeve në fjalë, JOQ dhe Lolita?

Në foto shihni Erland Dalliun, drejtuesin e “Jeta Osh Qef”, faqe për të cilën shumë biznese kanë shprehur shqetësimin se u duhet të paguajnë shuma të majme në mënyrë që të mos sulmohen me lajme fake nga JOQ.

Fotoja tjetër i përket personit të fshihet pas faqes Lolita, e që njihet vetëm me emrin “Anisa e Vithkuqit”. Emri i saj i vërtetë i saj është Anisa Caka. Ndërkaq, burimet thonë se Bashkia e Tiranës po përgatitet padi për të dyja këto faqe po përgatiten disa padi dhe do do të bëhen denoncimet përkatësi në Prokurorinë e Tiranës.