Tërmet i fortë në Kahramanmaras të Turqisë, “ringjallet” paniku te banorët

Një tërmet i fortë me magnitudë 4.9 ballë të shkallës Rihter goditi Kahramanmaras-in e shumëvuajtur të Turqisë, duke shkaktuar shqetësime të reja tek banorët.

Lëkundjet u regjistruan në orën 12:19 të mesditës me orën turke, me një thellësi fokale prej 7 kilometrash, ndërsa dy lëkundje të tjera të forta pasuan në më pak se një orë.

Konkretisht, një lëkundje me magnitudë 4.9 e më pas 4.3 ka ndodhur në mëngjes e tjetri pak orë më vonë.

Kreu i Agjencisë së Menaxhimit të Fatkeqësive të Turqisë (AFAD) tha se nuk ishin raportuar dëme apo viktima, ndërsa një profesor turk i sizmologjisë ia atribuoi lëkundjet paslëkundjeve të tërmeteve shkatërruese të shkurtit.