Banorët e Ngucatit të Malishevës gjatë natës janë tmerruar nga persona që dilnin me mbulesa të bardha tek vendi i njohur si “Varret e Shalës”.
Për këtë ndodhi së fundi flet i gjithë fshati, teksa një më i moshuar, apelon te bashkëvendësit se nuk ka rrezik prej tyre.
Për rastin foli në një deklaratë edhe policia sepse të përfshirët në rast ishin fëmijë dhe dyshohet me probleme mendore, ndaj nuk u hap si rast, por i orientuan te Qendra për Punë Sociale.
Shqipron Berisha drejtor i QPS-së në Malishevë, konfirmoi se kanë intervistuar prindërit e këtyre fëmijëve dhe kanë marrë zotim se sjellje të tilla nuk do të përsëriten më. (KLIKO PER VIDEON)