Gazetari i njohur, Gianluigi Nuzzi ka publikuar në rrjete sociale një incident që ka ndodhur në avionin e linjës Londër-Milano.
Në video shihet se kërkohet që nga avioni të zbresin disa pasagjerë duke qenë se kishte rreth 500 kilogramë më shumë peshë nga sa lejohej në mjetin fluturues. Në shkëmbim pasagjerët do të merrnin 250 euro secili.
Bëhet fjalë për fluturimin Az227 të Ita Airways që niset nga aeroporti i qytetit të Londrës, i operuar nga German Airways dhe i drejtuar për në Milano.