Tërmet i fortë godet sërish Turqinë ditën e sotme, pamje të frikshme nga shembja e ndërtesave për pak sekonda (VIDEO)

Gjatë ditës së sotme edhe një tjetër tërmet me magnitudë 5.6 ndodhi në Turqi, ku sipas Institutit Euro-Mesdhetar epiqendra e tërmetit ndodhet 8 kilometra në jugperëndim të Malatisë.

Thellësia e tërmetit vlerësohet të jetë 5 kilometra.

Në disa video të publikuara nga mediat turke shiihen ndërtesa të cilët rrënohen menjëherë pas kësaj dridhje toke të fuqishme.