LAJMI I FUNDIT! Tërmet i fortë 7.2 ballësh sapo goditi këtë vend

Një tërmet prej rreth 7.2 ballësh tronditi Taxhikistanin mëngjesin e së enjtes në një thellësi prej 10 km, njoftoi televizioni shtetëror kinez CCTV, duke cituar Qendrën e Rrjeteve të Tërmeteve në Kinë, raporton Reuters.

Epiqendra ishte rreth 82 km nga kufiri më i afërt me Kinën dhe u ndje fuqishëm në disa zona në rajonin perëndimor të Kinës.

Nuk pati raportime për viktima. Furnizimi me energji elektrike dhe komunikimi mbetën normal në Kashgar, njoftoi media shtetërore Xinhua.

Departamenti i hekurudhave të Xinjiang bëri thirrje për ndalimin e trenave të pasagjerëve që qarkullojnë në seksionin Aksu në Kashgar të hekurudhës Jugore të Xinjiang, thanë mediat shtetërore.

Autoritetet lokale po inspektonin urat, tunelet dhe pajisjet e sinjalizimit.