E trishtë! Ndërron jetë Isuf Kalo, mjeku personal i ish-diktatorit Enver Hoxha

Ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare mjeku shumë i njohur shqiptar, Isuf Kalo.

Sipas raportimeve në media Kalo vuante nga një sëmundje e rëndë.

Gjatë karrierës së tij atë e bëri shumë të njohur dhe personazh edhe detyra e tij si mjeku personal i ish-diktatorit Enver Hoxha.


Ai lindi në vitin 1942 në Tepelenë. Studimet i ka përfunduar në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Tiranës në vitin 1964. Prof. Kalo u specializua në disa vende evropiane për diabetologji dhe endokrinologji. Ai është një nga pionierët e këtij domeni në Shqipëri. Për disa vite ka qenë kryetar i endokrinologjisë dhe sëmundjeve metabolike në Fakultetin e Mjekësisë dhe në Spitalin Universitar të Tiranës. Ai është Doktor i Shkencave Mjekësore, Profesor i Mjekësisë dhe i nderuar me Çmimin Punëtor Shkencëtar i Dalluar i Shqipërisë.

Nga viti 1985 Isuf Kalo ishte mjeku personal i Enver Hoxhës.

Midis 1991 dhe 2004 Prof Kalo u punësua nga Zyra Rajonale e Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Evropën (në Kopenhagë), duke drejtuar Programin Evropian të Diabetit dhe më vonë Programin e Cilësisë së Sistemit Shëndetësor në Evropë. Ai është autor i një sërë botimesh në shtypin mjekësor të vendit të tij dhe jashtë saj, si dhe është anëtar nderi i disa komiteteve ndërkombëtare dhe shoqatave mjekësore në Evropë.