Sali Berisha u përball me një incident të rëndë ditën e sotme gjatë protestës së organizuar në Tiranë.
Kreu i Partisë Demokratike është goditur nga një qytetar që ndodhej afër tij, derisa motivet deri tash nuk dihen.
Ndërkohë shumë protestues i janë vërsulur personit duke e goditur.
Sali Berisha menjëherë pas sulmit fizik që iu bë është ngjitur në skenë për të mbajtur një fjalim ndonëse pamjet tmerruese tregojnë se është lënduar shumë.