Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin rrëqethës, kur një adoleshente turke bie për vdekje nga një ndërtesë derisa po tentonte të kapte telefonin.
Deri te tragjedia erdhi kur Melike Gun Kanavuzlar, 15-vjeçe, lëshoi në dysheme telefonin derisa po qëndronte në kulmin e ndërtesës në qytetin Ortach në provincën Mugla në perëndim të Turqisë.
E kur u përkul për ta marrë , vajza humbi baraspeshimin dhe ra nga kati i katërt – duke përfunduar e vdekur në trotuar.
Kamerat e sigurisë të vendosura në ndërtesat tjera përballë, kanë kapur momentin kur adoleshentja bie në trotuar.
Pavarësisht se u dërgua me urgjencë në spital, mjekët bën të pamundurën që ta ndihmojnë, por pas 18 ditëve ajo ndërroi jetë