Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një shtëpi të moshuarve në Pejë.
Në pamjet e publikuara në rrjetet sociale, shihet se si disa punonjëse të kësaj shtëpie kanë sulmuar fizikisht një grua të moshuar, derisa njëra prej tyre është treguar e pamëshirshme duke e goditur me shuplaka vazhdimisht.
“Pak jam tu ja hi, qysh di me sjell unë”, dëgjohet infermierja e cila shihet derisa e godet me shuplaka, kurse koleget e saja dëgjohen duke qeshur.
Qytetarët janë shprehur të tronditur nga pamjet, derisa u kanë bërë thirrje autoriteteve që të ndërmarrin masa.
Ndërkohë është raportuar se dy nga infermieret tashmë janë arrestuar nga Policia e Kosovës.