Publikohet momenti kur ndiqet me kallashnikov pronari i një clubi të njohur në Prishtinë (VIDEO)

Njëri nga pronarët e klubit të natës ‘Zone Club’, Dekorim Sahiti, është kërcënuar nga një person.

Janë publikuar momentet kur ai po ndiqej me kallashnikov nga një person deri në parkingun e një pompe derivatesh në periferi të Prishtinës.

Rasti është hapur në polici dhe i dyshuari, B.G., mësohet se është nga një fshat i komunës së Prishtinës.

KLIKO VIDEON KËTU

Ai kishte nxjerrë armën automatike dhe e kishte kërcënuar Sahitin, raporton demokracia.

Njësitë policore e kanë shoqëruar në stacion policor të dyshuarin, ndaj të cilit është iniciuar rasti për dy vepra penale ‘Kanosje’ dhe ‘Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës’.