E trishtë/ Arti shqiptar në zi, ndahet nga jeta mjeshtri i madh

Është ndarë nga jeta Hetem Qerimaj.

Mjeshtri i violinës u nda nga jeta ditën e sotme në moshën 88-vjeçare.

Lajmin e ka bërë të ditur djali i tij, Fatosi, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

“Të nderuar miq, me dhimbje ju njoftoj ndarjen nga kjo jetë të babit tim të dashur Hetem Qerimaj. Zoti e pranoftë në parajsë”- shkruan ai.

Me rastin e 85-vjetorit të Hetem Qerimajt, u mbajt dhe koncerti me titullin “Harku i Triumfit të Qerimajve” i cili solli përvojën e gjatë të patriarkut të familjes, pasuar deri te muzikanti më i ri i saj.

Kompozitori dhe klarinetisti Fatos Qerimaj, i biri i mjeshtrit të violinës Hetem Qerimaj u shpreh se ky koncert nuk ishte vetëm festimi i një ditëlindjeje, por edhe promovimi i artistëve të një familjeje të madhe muzikantësh.