Tragjedia që tronditi botën! Sot 21 vite nga sulmet e 11 shtatorit në SHBA, vdiqën 3 mijë njerëz

Si sot 21 vite më parë janë kryer sulmet më të tmerrshme terroriste në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nga 19 terroristë Islamikë të Al Qaeda-s, të cilët morën peng 4 avionë pasagjerësh të nisur nga Boston, Njuark dhe Uashington dhe i përdorën ato si raketa gjigante për të sulmuar godina simbolike në SHBA, duke vrarë gati 3 mijë njerëz.

Mëngjesin e 2001 në orën 08:45 u sulmua Kulla Veriore e World Trade Center. Qindra vetë mbetën të vrarë në vend, e shumë të tjerë u bllokuan.

Disa minuta më vonë në orën 9:45 sulmohet Pentagoni. Karburanti i Boeing 757 shkaktoi një zjarr shkatërrues që çoi në shembjen e strukturës së një pjese të murit gjigant prej betoni.

Në 10:10 rrëzohet avioni në Shenksvil të Pensilvanisë. Avioni i 4 u rrëzua në një fushë te Pensilvanisë në 10:03 minuta, pasi pasagjerët, të cilët ishin në dijeni të ngjarjeve në Nju-Jork, iu kundërvunë terroristëve, duke parandaluar një sulm të mundshëm në godinën e Kapitolit.

Përgjegjës për sulmet ishte organizata terroriste Al Qaeda, e cila vepronte kryesisht në Afganistan. Kujtojmë se të 246 pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit në katër avionë vdiqën, në Kullat Binjake, 2.606 njerëz vdiqën në vend ose më vonë nga plagët, dhe 125 njerëz vdiqën në Pentagon. Viktima më e re ishte Christina Lee Henson dy vjeçare, e cila vdiq në një nga aeroplanët me prindërit e saj, Peter dhe Sue.