Një ngjarje tragjike e ndodhur disa ditë më parë në New York ka tronditur të gjithë.
Çifti shqiptar Florindi dhe Ornela u hodhën nga dritarja e katit të gjashtë duke vdekur në vend.
Fillimisht u akuzua se ishte aktori që kishte hedhur bashkëshorten shtatzënë dhe më pas kishte bërë vetëvrasje, por detaje të reja nga ekspertiza vërtetojnë tjetër gjë.
Në një intervistë për “Euronews Albania”, i afërmi i familjes Adem Belliu është shprehur se sipas ekpertizës, Florindi dhe Ornela janë hedhur nga dritarja dhe kanë humbur jetën në vend.
“E vërteta sipas ekspertizave është që të dy janë hedhur nga dritarja dhe kanë vdekur në vend. Ekspertiza thotë që nuk ka pasur dhunë që të shtyjnë njëri-tjetrin. Është edhe fakti tjetër që fëmija 3 vjeç, pas 5 minutash që policia kishte mbërritur në katin e gjashtë, kishte pyetur fëmijë se fëmija po shikonte nga dritarja. Fëmija kishte thënë që e ëma e kishte puthur, i kishte thënë mirupafshim dhe ishte hedhur nga dritarja. Policia ka nxjerrë ekspertizën dhe në dokument thotë, nuk ka shenjë që është përdorur forcë”, deklaroi ai.