Sllogani i ri i edicionit të sivjetmë të “Prishtina International Film Festival” do t’i dedikohet dretjoreshës së këtij festivali tashmë të ndjerë, Vjosa Berishës.
Motoja e përgjithshme e këtij festivali, gjithashtu, do të ndryshojë nga “Friendship Forever PriFest”, në: ‘Vjosa. Forever. PriFest”.
Edicioni i 14-të i PriFest do të mbahet nga 20 deri më 25 shtator në Prishtinë.
Festivali Ndërkombëtar i Filmit në Prishtinë, i njohur gjithashtu si Festivali i Filmit në Prishtinë dhe PriFilmFest , është një festival filmi që mbahet çdo vit në Prishtinë, Kosovë, që shfaq prodhime të shquara ndërkombëtare të kinemasë në rajonin e Ballkanit dhe më gjerë, dhe tërheq vëmendjen në industrinë e filmit kosovar.
Drejtoresha e këtij festivali, Vjosa Berisha, ka ndërruar jetë më 23 qershor të këtij viti.