Një ngjarje e çuditshme ka ndodhur në Sarandë, teksa policët bashkiakë shkuan që të kapin një majmun të dalë nga kafazi i një subjekti privat në zonë.
Në tentativë e sipër ata janë rrahur me shpulla nga kafsha duke pësuar edhe dëmtime në fytyrë. Gjithçka ndpdhi brenda pak minutash dhe ndërhyrjes së të zotit të majmumit situata u qetësua.
Mësohet se majmuni, i cili rrinte në kafazin e një hoteli në zonë, është nxjerrë nga i zoti për të shlodhur këmbët duke bërë një xhiro përreth biznesit. Por, teksa kanë parë këtë, qytetarëve iu është dukur si ari dhe kanë njoftuar Policinë Bashkiake që të ndërhyjë.