Deri në fund të shekullit, ishujt Maldive mund të zhyten plotësisht në ujë.
Ky rrezik që i kanoset destinacionit ekzotik për shkak të ndryshimeve klimatike, ka gjetur një zgjidhje nga kompania arkitekturore “Waterstudio”, e cila planifikon të ndërtojë në ujërat e Oqeanit Indian, një qytet lundrues.
Qyteti do të përbëhet nga 5000 njësi, duke përfshirë shtëpi, restorante, dyqane dhe shkolla, të cilat do të lidhen me njëra-tjetrën me kanale ujore.
Banorët e parë pritet të zhvendosen aty në fillim të vitit 2024.
Arkitektët shpresojnë se këto projekte do të jenë një përgjigje ndaj ndryshimit të klimës dhe urbanizimit.