Eni Çobanit, avokates më të njohur në Shqipëri, i rrezikohet heqja e licencës?, Publikohet dokument ankesa ndaj saj

Avokatja e emisionit “Shihemi në gjyq”, Eni Çobani mund të përballet me një të papritur. Raportohet se ajo ka thyer bojkotin e avokates, pasi është parë nga avokatët e Përmetit teksa ajo është futur në një seancë gjyqësore në Gjykatën e Faktit ne Përmet.

Dhoma e Avokatisë se Gjirokastrës ka siguruar procesverbalin e seancës gjyqësore në Gjykatën e Përmetit, shkruan Albeu.com.

Jo vetëm kaq por kërkohet që Çobanit t’i hiqet dhe licenca e avokates, duke i dërguar kështu  Komitetit të Disiplinës të Dhomës Kombëtare të Avokatisë në Tiranë një ankesë kundër Çobanit.

Sa i takon jetës personale së Eni Çobanit, më herët qarkulloi një lajm në portale ku thuhej se ajo kishte ndërruar jetë.

Ajo reagoi e prekur lidhur me këtë gjë, ku theksoi se lajme të tilla sjellin vetëm negativitet.

“Nuk e di fare se kush janë! Do të mbaj fjalën që kam thënë që do të lejoj këtë javë të shikoj veprimin që ata do kryejnë. Dhe ditën e hënë kam vendosur që të paraqitem vetë në Prokurorinë e rrethit gjyqësor Tiranë për të filluar unë vetë. Nëse duan mund të më bashkohen edhe shumë të tjerë që më kanë telefonuar, kryesisht njerëz publikë. Unë jam e mirëpritur t’i përfaqësoj edhe ata, sepse kjo gjë duhet të marrë fund. Nuk mund të bëhen të tilla lajme negative dhe që sjellin negativitet” .