Gazetari Kastriot Myftaraj i dha fund jetës ditën e sotme.
Rreth orës 13, ai u hodh nga kati i katërt i banesës ku jetonte në Tiranë duke gjetur vdekjen e menjëhershme.
Teksa hetimet po vazhdojnë, zbardhen disa detaje për sa i përket motiveve që mund ta kenë shtyrë gazetarin e njohur të kryejë aktin fatal.
Prive.al mëson se prej disa javësh, ai ishte diagnostifikuar me një sëmundje të rëndë.
Diagnoza e ka rënduar gjendjen e tij psikologjike dhe me shumë gjasë, e ka shtyrë drejt aktit.
Mediat shqiptare raportojnë se ngjarja ishte parë e gjitha nga nëna e tij me të cilën jetonte.
Ka qenë e ëma ajo që ka konfirmuar ngjarjen e rëndë.
Ngjarja ndodhi në mesditë në lagjen “Ali Demi” në kryeqytet.