Pas suksesit të madh të projektit “Thuaje” dhe këngëve bashkëshoqëruese pas çdo episodi, Luana Vjollca ka zbuluar edhe surprizën e radhës që të gjithë mezi po e prisnin.
Bëhet fjalë për këngën që pritet të lançohet së shpejti, e cila mban titullin “Nuk o ka ma qet”.
Ky projekt vjen në bashkëpunim me artistin e njohur MC Cresha, teksa në klipin e shkurtër Luana shfaqet krah tij mes një ambienti në natyrë e të rrethuar me lule.
Plot ritëm dhe ngjyra, kënga vjen si një dedikim për dashurinë, teksa edhe vetë Luana ka vendosur hashtagun #PërDashninë. (Kliko këtu)
Pritet të shohim çfarë dedikimi ka Luana për dashurinë këtë herë, duke qenë se kurrë më parë nuk ka folur dhe nuk është shprehur për të.