Mbrëmë u konfirmua se “Sunny Hill” dështoi të mbahet në Prishtinë.
Ky festival është zhvendosur për në kryeqytetin shqiptar, Tiranë dhe këtë e ka konfirmuar edhe kryeministri Edi Rama dhe kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.
Ky i fundit e ka dhënë një tjetër lajm për një tjetër festival që mbahet në Kosovë.
Bëhet fjalë për “DokuFest” që mbahet në Prizren.
Përmes një postimi në ‘Twitter’, Veliaj, ka zbuluar se qyteti i Tiranës do të jetë sponsor zyrtar i këtij festivali.
“Shumë i lumtur që këtë vit qyteti i Tiranës do të jetë sponsor zyrtar i “DokuFest” në Prizren kuruar me zemër nga Vetoni, Erolli, Nita & miq. Ndonëse jo në Tiranë, por me shumë pjesëmarrje nga Tirana, por nuk ka rëndësi që jeta kulturore të gelojë këtej e andej e gjithandej ku ka shqiptar.”, ka shkruar Veliaj në ‘Twitter’.