Nëpërmjet një live-i disa ditë më parë ish konkurrenti i “Përputhen”, Bruno Shemsho konfirmoi ndarjen e tij nga Ana.
Gjatë një interviste, Ana ka shuar shumë dyshime në lidhje me raportin e saj me Brunon.
Ajo u pyet se kur i kishin ngulur thikën për herë të fundit dhe nuk hezitoi të përgjigjej, duke deklaruar se një diçka e tillë ka ndodhur dy javë më parë.
“Para dy javësh, nga personi më i afërt që do merret vesh shumë shpejtë,”-ka treguar Ana.
Sigurisht të gjithë presim një përgjigje konkrete pse është ndarë ajo nga Bruni dhe nëse ishte tradhtia shkak i “shuarjes” së kësaj marrëdhënie.
“Tradhëti, si kam vendos GPS se zbulohet shumë shpejt”-theksoi Ana.