Plagosja në Vlorë, reagojnë për herë të parë vëllezërit Veshaj

Binjakët Donald dhe Romeo Veshaj kanë folur për herë të parë për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Vlorë 5 vite më parë, ku ata të dy janë dënuar me 2 vite burg për veprën penale “plagosje e rëndë me dashje” kryer në bashkëpunim.

Deri më tani nuk kishte asnjë reagim nga dy vëllezërit, por gjatë puntatës së fundit ata kanë folur për herë të parë në lidhje me ngjarjen.

Donaldi: Arrihet deri në shpifje. Për mua dhe Romeon thuhej ka një seancë gjyqi, kur ajo ishte një seancë këshillimi dhe ne nuk kemi dashur të dalim as në deklarata, as nëpër Instagram të themi që kjo nuk është e vërtetë sepse portalet atë duan që të marrin vëmendje. Të gjitha bëhen për klikime dhe për dy lekë të poshtra dhe të qelbura!

Romeo: Gazetat faleminderit që na mbështesni, faleminderit që bëni lajme, ka lajme shumë të bukura që dalin nga ju, por mendoni kur bëni një shpifje dhe bëni skenarin e gjithë historisë, mendoni: Po ky njeriu a ka familje në shtëpi? Po dale mo se kjo gjëja nuk është kështu.