Pak javë më parë Sarah dhe PM bënë udhëtimin e tyre të parë jashtë vendit dhe si destinacion zgjodhën Firenzen. Në një intervistë të dhënë, Sarah zbuloi se udhëtimi ka shkuar shumë mirë dhe se janë kënaqur shumë.
“Ishin pushimet tona të para jashtë vendit edhe jemi kënaqur shumë, çdo gjë ishte shumë mire na mbajti koha. Ishte hera e parë për mua që shihja Firenzen, ishte hera e parë për mua në stadium, ishim shumë mirë.”– tha ajo për “T7.”
Sa i përket pyetjes se kur do të fejohen, blogerja tha se është një temë që nuk e kanë diskutuar dhe as nuk kanë në plan ta diskutojnë për momentin.
“Jo nuk e kemi diskutuar, as nuk do ta diskutojmë ende! Ka kohë për këtë pjesë.”- tha Sarah.