Në orën 10:00 të ditës së sotme ka nisur ceremonia shtetërore e nderimeve të fundit për ish-presidentin Bujar Nishani.
Personalitete të shumta shqiptare u panë në ceremoni për të nderuar figurën e Bujar Nishanit ndërsa aty për t’i dhënë lamtumirën e fundit u pa edhe Beniada Nishani, e cila është mbesa e tij.
Ajo është shfaqur e veshur me të zeza dhe e trishtuar teksa ka takuar familjarët.
Kujtojmë se gjatë qëndrimit në shtëpinë e Big Brother Beniada ka folur shpesh për marrëdhëniet e mira që ka me familjen e xhaxhait të saj, sidomos me të bijën, Fionën.
“Askush nuk vdes në tokë për sa kohë që jeton në zemrën e atyre që mbeten. Fiona Nishani zemra ime është me ty”, ka shkruar Beniada ditë më parë.