Reuters zbulon një e-mail të Musk dërguar punëtorëve: Kthehuni në zyrë ose…

Shefi i Tesla-s po u kërkon punonjësve të kthehen në zyrë ose të largohen nga kompania, sipas një e-maili që ai ua dërgoi punonjësve, në të cilin Reuters kishte qasje.

Të gjithë punëtorët e Tesla-s duhet të kalojnë të paktën 40 orë në javë në zyrë”, shkroi Elon Musk në një e-mail që e dërgoi të martën mbrëma.

Nëse nuk paraqitesh, do të supozojmë se do të tërhiqesh”.

Sa më shumë të rritesh, aq më i dukshëm duhet të jesh”, shkruan Musk.

Kjo është arsyeja pse kam jetuar në fabrikë për kaq shumë kohë – në mënyrë që punëtorët të mund të shihnin se po punoja me ta. Nëse nuk do ta kisha bërë këtë, Tesla do të kishte falimentuar shumë kohë më parë”. 

Dy burime konfirmuan vërtetësinë e e-mailit, i cili u shqyrtua nga Reuters. Tesla nuk iu përgjigj një kërkese për koment.

Kompanitë e mëdha të teknologjisë në Silicon Valley nuk po kërkojnë që punëtorët të kthehen në zyrat me kohë të plotë, qoftë për shkak të rezistencës nga punëtorët individualë ose për shkak të rishfaqjes së rasteve të koronavirusit në Kaliforni.

Tesla e zhvendosi selinë e saj në Austin, Teksas, por disa punëtorë mbetën në Zonën e Gjirit të San Franciskos.