Në një lidhje live (kliko këtu) me Luana Vjollcën, Beatrix Ramosaj teksa foli për për bullizmin ndaj saj, tha se ka gjetur një terapiste, e cila e ka ndihmuar shumë.
Në pyetjet drejtuar nga Luana, e cila tashmë ka nisur një projekt ku prek fenomene të tilla, Beatrix ndau me ndjekësit përvojën e saj dhe bullizmin që i është bërë.
Këngëtarja më tej tha se ka marrë ndihmë online dhe se ka bërë disa seanca që e kanë ndihmuar shumë.
“Edhe unë kam marrë ndihmë online, u futa në një faqe të huaj. Gjeta një terapiste shumë të mirë, bëra disa seanca dhe më ka ndihmuar shumë. Nuk jeni vetëm, secili prej nesh po luftojmë. Kërkoni ndihmë, mos kini turp. Më shkruani edhe mua. Kam bashkëpunuar me njerëz shumë të mirë. Secili prej nesh kemi fuqinë të jetojmë në një botë më të mirë dhe të dashur”, vazhdoi më tej Trixa.
Këtë periudhë ajo thotë se e ka vuajtur shumë dhe se nuk ka qenë e lehtë për të.
“Nuk ka qenë e lehtë, mbase më shumë e kam vuajtur që prej meje kanë bërë komente negative. E kam vuajtur shumë, nuk është një gjë e thjeshtë, por që kur fillon e kupton që nuk është problemi te ti por është te ata, nuk të vret më njësoj”, tha këngëtarja.