Videoja e Borës duke u puthur me Gracianon, ja si qendron e vërteta

Një video e moderatores Bora Zemani duke shkëmbyer puthje në buzë me balerinin Graciano Tagani ka marrë xhiron e rrjetit.

Në fakt kjo video i përket vitit 2016, kur Bora Zemani ishte si konkurrente në spektaklin e kërcimit “Dance With Me”, krah Alban Ramosajt.


Pamjet janë shkëputur nga një nga performancat e saj në këtë program, ku Graciano Tagani ishte në atë kohë pjesë e balerinëve.

Megjithatë duket se gjithçka ka qenë pjesë e koregorafisë që ata po realizonin. Në përfundim të performancës, anëtari i jurisë Albi Nako, shprehet me batutë se puthja nuk ishte pjesë e performancës, por Bora i përgjigjet me shumë sportivitet se mund ta bëjë përsëri koreografinë siç e kishin vendosur.

Albi Nako: Po ne sikur se kishim lënë atë puthjen pse u puthët juve?

Bora Zemani: E kemi lënë atë puthje dhe është e gjitha koreografi, mund ta bëjmë nga fillimi identike të gjithën.

Tags: Bora Zemani