Edhe pas daljes nga BBV, Iliri dhe Sabiani u komentuan gjatë për raportin e tyre miqësor e të pandashëm.
Ditën e djeshme Ilir Shaqiri ka organizuar dasmën e tij buzë detit ku pjesë e saj ishin miq apo ish-banorë të shtëpisë së famshme.
Ajo çka u vu re ishte mungesa e Sabianit në ceremoni dhe kjo gjë duket se ka vulosur tashmë dhe prishjen e miqësisë aq të fortë që ishte mes këngëtarit dhe balerinit.
Kjo ka bërë që Monika të thumbojë me anë të një postimi ish-miqtë e ngushtë dhe në një InstaStory ka publikuar një shprehje që thotë : “Gjithçka është e përkohëshme”.