Publikohen pamjet, vetura 70-mijë euroshe e Butës shkrumb e hi, djegia e saj dërgoi në ngjarjen e rëndë, e cila përfundoi me vrasje (VIDEO)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, në rrugën “Rexhep Bislimi” në Ferizaj, ku si pasojë e gjuajtjeve me armë zjarri i vdekur mbeti, Gazmend Hyseni 30-vjeçar.

I dyshuar për këtë vrasje është Qëndrim Januzi, vëllau i Butës.

Mësohet se viktima dhe dorasi ishin miq të mirë deri para pak kohësh ndërsa raportohet se motivi i vrasjes së rëndë dyshohet të jetë djegia e veturës së reperit Buta në muajin prill.

Nacionale ka publikuar pamjen ekskluzive ku shihet vetura e Butës shkrumb e hi.

Lidhur me vrasjen e rëndë, policia njoftoi se nga hetimet e para, dyshohet se Q.J. (vëllau i reperit Buta) ka shtënë me armë zjarri në drejtim të 30-vjeçarit G.H., i cili si pasojë e plagëve nga arma e zjarrit ka vdekur në vendin e ngjarjes, kjo e konfirmuar nga mjekët e spitalit të Ferizajt.

Afër vendit të ngjarjes, një njësi e policisë me automjet zyrtar civil dhe pjesëtarë të policisë me rroba civile, në detyrë zyrtare, kanë vërejtur të dyshuarin me armë zjarri në dorë dhe kanë filluar fillimisht me urdhëra verbal “ndal policia” që të ndalet, por i dyshuari nuk ka përfillur urdhërat e policisë.