Festivali i Kanës ka gjithmonë vëmendjen maksimale të mediave ku personazhe të famshëm, duke nisur nga aktorë, modele dhe blogerë të famshëm kaluan në tapetin e kuq, me përpjekjen për të tërhequr vëmendjen e të gjithëve.
Mes tyre në tapetin e kuq ka parakaluar edhe Georgina Rodriguez, partnerja e yllit të futbollit, Cristiano Ronaldo-s.
E veshur me një fustan gjithë gurë dhe të hapur në pjesën e dekoltesë dhe pjsës së këmbës, detajet i nxirrnin në pah hiret e saj të bukura.
Me flokët e kapura dhe një make up me ngjyrat e tokës, Gio dukej rrëzëllitëse si kurrë më parë.