Roma ka triumfuar në finalen e parë dhe historike në Ligën e Konferencës.
Në “Air Albania Stadium”, skuadra e drejtuar nga Jose Mourinho e mposhti Feyenoordin me rezultatin 1:0, shkruan Gazeta Express.
Fati i kësaj finale u vendos në pjesën e parë, kur skuadra italiane kaloi në epërsi me golin e shënuar nga Nicolo Zaniolo në minutën e 32-të.
Të dy skuadrat deri në fund regjistruan edhe disa raste shënimi, mirëpo gola të tjerë nuk pati.
Kësisoj, trofeu i parë i sezonit të parë të Ligës së Konferencës shkon te skuadra nga kryeqyteti italian, Roma.