Tensionohet situata, tifozët holandezë i vënë “flakën” “Air Albania-s”

Ka patur jo pak tensione në “Air Albania Stadium”.

Pas sherreve mes dy tifozërive në startimin e sfidës, tanimë, tifozët e Feyenoord kanë ndezur flakadanë dhe i kanë hedhur në shumë.

Ky reagim ka ardhur pas golit të shënuar nga Roma. Kujtojmë që Forcat Shqiponja ndodhen në perimetrin e jashtëm të stadiumit.

Në një moment është nevojitur edhe ndërhyrja e tyre për të çtensionuar situatën.